int(1) I prishet martesa sepse duket si Clooney - Telegrafi
Site icon Telegrafi

I prishet martesa sepse duket si Clooney

Abdullah Simsek dikur e ka pasur një qebaptore, e sot është pronar i një restoranti spanjoll në qytetin anglez Bolton. Mirëpo këto janë detaje të vogla të tregimit të tij jetësor dhe aspak të përdorshme për ndonjë eksploatim medial.

Ajo për të cilën gjë Abdullah është vënë në qendër të vëmendjes është fakti se i ngjan aktorit hollivudian George Clooney. Madje aq tepër sa që gruaja nuk ka mundur t’i duroj shikimet nga femrat tjera drejt tij sa që e ka lënë.

Mirëpo, për Abdullahin nuk ka asnjë problem. Madje, e kanë pushtuar ëndrrat për t’ia mësyrë Hollywoodit dhe e ka dëshirë jetësore të takoj agjentin e Clooneyt dhe të bëhet i famshëm si imitues i këtij aktori me famë botërore.

Përveç ëndrrave aq të mëdha të cilat ia ka caktuar vetes, Abdullah shpreson se do të takoj edhe udhëheqësen televizive Lisa Snowdon e cila ia ngacmon trurin dhe e cila një kohë ka kaluar kohë me Clooneyn.

“Nuk më interesojnë paratë, nuk vrapoj pas tyre. Ajo pas të cilës vrapoj, është Lisa Snowdon”, ka thënë Abdullahu.

Exit mobile version