Site icon Telegrafi

I prangosuri ikën me makinën e policisë

Mark Nolan, 29-vjeçar, fillimisht është arrestuar nga dy policë, në lidhje me një plaçkitje në qytetin Brisbane. Ai voziti dhe iku, duke e hedhur më vonë makinën në veri të qytetit, raporton Brisbane Times.

Zv/shefi i policisë, Ian Stewart u ka thënë gazetarëve se Nolan ishte prangosur dhe vendosur në pjesën e prapme të makinës së policisë.

"Policia më pastaj filloi të hulumtojë përmbajtjet e një çante që ishte gjetur tek ai", ka thënë Stewart. Gjatë asaj kohe, duket se Nolani ka depërtuar në pjesën e përparme të makinës së policisë dhe është larguar duke vozitur", ka shtuar ai.

Nolan është gjetur dhe arrestuar ditën e ardhme në një qendër dyqanesh lokale, edhe pse gjatë ikjes kishte dëmtuar edhe një makinë tjetër të policisë.

Askush nuk është lënduar gjatë incidentit, edhe pse makina është dëmtuar keq. Nolan tani është duke u marrë në pyetje nga policia. "Kjo çështje është brengosëse për ne, dhe ne do të ndërmarrim një hulumtim të detajuar për të gjitha rrethanat në të cilat Nolan ka arritur të largohet me makinën e policisë", ka përfunduar Steward.

Exit mobile version