Site icon Telegrafi

I përsosur për argëtime gjatë netëve verore: Eyeliner i bardhë (video)

Nëse jeni me pushime në det apo tashmë jeni duke u bërë gati për të shkuar në ndejë rinore, kini parasysh që eyelineri i bardhë mund të kombinohet me të gjitha hijesimet, ndërkaq si kontrast në mënyrë të shkëlqyeshme përshtatet me tenin e rrezitur.

Tërheqja e linjave duhet të bëhet me kujdes të madh dhe duhet të keni dorë stabile, andaj nëse keni vështirësi shiriti ngjitës apo flasteri mund t’ju ndihmojnë që të arrini linja matematikisht të rrafshëta.

Eyeliner i bardhë ndikon që sytë e vegjël të duken më të mëdhenj dhe të jenë më të theksuar, apo që të arrini një efekt më të butë të ‘smokey eye’. /Telegrafi/ 

Exit mobile version