Site icon Telegrafi

I paralizuari fillon të ecën pasi kafshohet nga merimanga

David Blancarte është paralizuar pasi që mezi i ka mbijetuar një aksidenti të trafikut me motoçikletë.

Pasi që është kafshuar nga një merimangë e hirtë e shkretëtirës, ai ka përfunduar në spital ku ka kaluar nëntë muaj në rehabilitim. Motra medicinale gjatë një rehabilitimi ka vërejtur se muskujt po i forcohen dhe ka vendosur të bëj një test.

“Më kanë nënshtruar ndaj elektro-valëve, e unë e kam ndier rrymën dhe kam bërtitur”, ka treguar Blancarte për rrjetin televiziv amerikan CBS13.

Për më pak se një javë është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ecën pas njëzet vitesh të kaluara në karrocë invalidësh. Motra medicinale i ka thënë se muskujt i kishin rënë në gjumë, derisa helmi i merimangës duket se i kishte zgjuar ato.

Exit mobile version