Telegrafi

I papuni hiqej si milioner!

Vladimir Wilson krijoi një jetë imagjinare, duke përdorur mediat sociale në të cilat postonte foto me jahte private, ora të shtrenjta dhe makina luksoze.

27-vjeçari pretendonte se kishte fituar 5.6 milionë funte në një lotari gjatë daljes së tij në spektaklin anglez “Judge Geordie”.

Por, ditën e sotme u zbulua se në fakt Vladimir ishte një njeri i papunë, i zhytur në borxhe e që jeton në një apartament të vogël në lindje të Londrës. Ai u shtir sikur fitoi lotarinë, që të kalonte kohë me personazhet e famshme dhe të pasur.