Site icon Telegrafi

I pafajshëm pasi peshoi “aletet” e tij në pazar në peshoren e perimeve

Një gjykatë skoceze vendosi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të treguar se një burrë nga Scotsmidi kishte vendosur organet e tij gjenitale në peshore, përveç dëshmisë së pronares së dyqanit e cila nuk është e sigurt nëse kishte parë penisin ose diçka tjetër.

33-vjeçari James Jones ishte i dehur kur dëshiroi ta dijë se sa i peshonte “aleti” i tij dhe zbërtheu patentën si dhe vendosi “mallin” në peshore.

Incidenti ndodhi vitin e kaluar, ndërsa është regjistruar edhe në kamerë. Jones ka hedhur poshtë akuzat, por e pranoi se ishte i dehur dhe nuk e njihte burrin i cili po qëndronte afër tij gjatë peshimit.
Megjithatë gjykata nuk kishte fakte për ta vërtetuar atë që kishte parë në kamerë.

Exit mobile version