Telegrafi

I nxjerrin nga barku “binjakun e palindur”, që peshon 20 kilogram

Mjekët janë mahnitur, kur kanë nxjerrë nga djaloshi, një masë prej 20 kilogramësh, me eshtra, dhëmbë dhe qime.

Ky parazit, kishte krijuar një lloj lidhje si të kërthizës me 18-vjeçarin, prej të cilit merrte gjak, për të mbijetuar.

Ai është diagnostikuar me ‘fetus in fetu’, që është një gjendje e rrallë, e raportuar në mesin e vetëm 200 rasteve deri më tani.

Kjo shkaktohet në fazat e hershme të shtatzënësisë, kur një fetus hyn në tjetrin përmes kordës së kërthizës. Kështu ai bëhet një parazit, që jeton në trupin e binjaku të tij.

Adoleshenti që ka pasur dhimbje barku tërë jetën, më në fund është operuar nga kjo krijesë, të cilin e ka pasur brenda vetes gjatë tërë jetës, transmeton Telegrafi.