Telegrafi

I ngjyroset fytyra foshnjës pasi ushqehet me gji

Nëna tij, Gemma Colley ka qenë në sallon bukurie për ta spërkatur trupin e saj me ngjyrë teni, ajo ka pritur pak orë dhe më pas e ka ushqyer të birin e saj me qumështin e gjirit, pasi mendoi se ishte kohë e mjaftueshme.

Por, me sa duket nuk ishte.

Gemma e ka shpërndarë një fotografi të foshnjës së saj në Facebook, ku i shihet goja, hunda dhe mjekra e ngjyrosur në tërësi nga gjoksi i saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka sqaruar se ndihet “nënë në faj” nga ky incident.

Ky postim ka arritur më shumë se 1000 pëlqime dhe fotografia është shpërndarë më shumë se 23.000 herë, pavarësisht se ajo u postua vetëm para 17 orësh.

Fatmirësisht, ‘ngjyrosja’ e fytyrës së bebes u largua, dhe e ëma e ndau këtë informatë sërish me ndjekësit e saj në Facebook, duke i falenderuar të gjithë ata që i kanë komentuar pozitivisht.

“Unë jam vetëm një nënë, që përpiqem të hedh dritë mbi aventurat dhe jo-aventurat e të qenit prind”, ka deklaruar ajo.