Telegrafi

I ngeli gozhda në dorë, pasi truku magjik shkoi keq

Ai ka vendosur dy dërrasa me nga një gozhdë të ngulitur në të dhe i ka vendosur në dy valixhe, teksa një valixhe ka mbetur e zbrazët.

Para të pranishmëve në një teatër në Londër, ai ka provuar të vë shuplakën e dorës me shpejtësi, duke menduar se po e godet valixhen e zbrazët.

Për fat të keq, burri 55-vjeçar e ka ngatërruar valixhen, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit janë tmerruar, kur ai e ka anuluar paraqitjen, sepse është dashur të shkoi në spital, si pasoj e metalit në dorë. /Telegrafi/