Telegrafi

I ndalohet seksi me gruan e tij!

Këshilli i qytetit britanik Brighton ka lëshuar një urdhër ndaj 32-vjeçarit Adam Hilton nga i njëjti qytet, për kërcënim të fqinjëve, ankesat e të cilëve kanë rezultuar me veprime ligjore kundër tij.

Javën e kaluar ai është dënuar me 200 funte britanike për prishje të qetësisë, raporton BBC.

Partnerja Kerry Norris është përballur me përjashtim nga shtëpia derisa zotëriut Hinton i është ndaluar që të afrohet më shumë se 100 metra nga shtëpia njëdhomëshe e cila i është lëshuar të dashurës së nga Këshilli i qytetit në Brighton.

Fqinjët thonë se ata kanë vuajtur për dy vjet rresht nga britmat e çiftit gjatë natës. Disa prej tyre që kanë vuajtur më shumë janë vendosur në shtëpi tjera nga ana e Këshillit.