Ai ka nisur një apel për ndihmë në Facebook dhe shumë prej tyre i janë përgjigjur pozitivisht.
“Isha duke punuar, kur pashë dy fëmijë që ngacmonin një plak, i cili jeton në një shtëpi të shkatërruar. Ata thoshin se banesa ishte një kasolle që duhet shkatërruar. Plaku ishte ulur përballë godinës dhe qetësisht uli kokën poshtë. Unë i kërkova ndihmë Brian Christensen, pronarit të dyqanit Tum-A-Lum që të dhuronte ndonjë kanoçe me bojë dhe ai pranoi me mirësjellje”, shkuran Josh në Facebook.
Nisma e tij pati shumë sukses sepse ai ishte në gjendje që të rekrutonte njerëz të tjerë, me zemër të artë.
Këtë gjë e tregon vetë në Facebook.
“Ia dolëm mbanë dhe kjo është fantastike! Faleminderit të gjithëve atyre që na dhuruan materialet dhe që morën pjesë në rikonstruksionin e shtëpisë së Leonardit! Faleminderit edhe atyre që na sollën ushqim gjatë kohës që ishim duke punuar! E vlerësoj shumë atë që bëtë”, shkruan në Facebook. /shqip/