Site icon Telegrafi

I moshuari qëllon për vdekje 17-vjeçarin

Viktimë e këtij akti ka mbetur i riu Pashk Moli, ndërsa policia njofton se autor i dyshuar është 80-vjeçari Mark Trushi. Sipas të dhënave të para, Moli, i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme mendore, kishte hyrë në oborrin e Trushit rreth ores 3.00 te mengjesit, e ky i fundit ka kujtuar se ka patur të bëjë me një hajdut, ndaj ka marrë armën për të qëlluar mbi të. Goditja ka qenë fatale për jetën e të riut, raportoi TCH. Policia tashmë e ka arrestuar 80-vjecarin dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./Telegrafi/
 

Exit mobile version