Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se dje (e diel) një i moshuar ka ndërruar jetë në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, 81 vjeçari nga Tirana përderisa ishte në breg të detit nuk është ndier mirë.
I moshuari është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë në udhëtim e sipër.
Ai vuante nga sëmundja e tensionit, dhe nga veprimet e kryera shkaku i vdekjes ka ardhur nga sulmi në zemër.
Njoftimi i Policisë Durrës
Më datë 26.08.2018, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi V.N., vjeç 81, banues në Tiranë, në breg të detit nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera rezulton, se ky shtetas vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim./Telegrafi/