Telegrafi

I mitur i kërkon kalimtarit t’i blej cigare, por befasohet se çfarë merr nga ai

Por ajo që bëri Stanley Kaye ishte brilante. Ai ishte përpara një dyqani Tesco, kur një 14-vjeçar iu lut të blinte disa cigare Richmond dhe i dha disa monedha.

Stanley hyri brenda dhe i bleu tetë copë Richmond. Në fakt i bleu salçiçe Richmond.

“Duhet ta shihnit fytyrën e tij kur i dorëzova salçiçet. Më fal shoku, ishin në pako tetëshe, i thashë. Mora ca të shara, por ia vlejti mësimi që i dhashë atij djaloshi”.

Richmond është një markë cigaresh, që shitet prej vitit 1999 në Britani. Salçiçet Richmond shiten që nga viti 1889.