Site icon Telegrafi

I mbijetuan rrëzimit të automobilit nga 200 metra lartësi

Ndër gjashtë të mbijetuarit të cilët për vikendin e Pashkëve mrekullisht i mbijetuan rrokullisjes së automobilit nga kodra gjendej edhe Kurt Wolfard, automekanik nga Brooklyn.

“Ne momentalisht jemi njerëzit më të lumtur në planet. Të gjithë e kemi shpallur këtë si mrekulli e Pashkëve”, tha ai për gazetën “NewYork Daily News”.

Fatkeqësia ndodhi kur Wolfard dhe disa anëtarë të familjes së tij vendosën të voziten natën nëpër një terren malor.

Ekipi u pajtua të shihte panoramën e terrenit nga shkëmbi por në terr nuk arritën të ndaleshin dhe përfunduan në fund të përroit.

“Të gjithë pajtohemi se ka qenë ide e keqe të vozitemi dhe të pimë, por nuk e patëm si qëllim të biem poshtë nga shkëmbi”, tha Wolfard. /Telegrafi/

Exit mobile version