“Kam lënduar meniskusin dhe ligamentin. Një mjek më ka thënë se pas operimit mund të kthehem sërish për të luajtur, prandaj pres të kthehem pas gjashtë muajsh. Falënderoj kryesinë e cila do të mi heq të gjitha shpenzimet e operimit”, thotë Zeneli për Arenën.
Krahas kësaj, drejtuesit e klubit edhe pas 5-6 muajsh të lëndimit, janë duke e paguar rregullisht Zenelin. “Edhe pse nuk jam duke luajtur, unë paguhem rregullisht sikur lojtarët tjerë që luajnë, gjë që nuk ndodh nëpër klubet tjera. Kjo është një shembull i mirë edhe për klubet tjera. Është një shtytje e madhe për mua që sa më parë të kthehem dhe të jap maksimumin për klubet”, shton 31-vjeçari. /Tribuna/Telegrafi/