Telegrafi

I lë njëmijë dollarë bakshish: Letra emocionuese e klientit për kamerierin

Një kamerier adoleshent, Brendan Motill, i kishte shërbyer një klienti në një restorant në Frankfurt, Illinois, por mesa duket ky i fundit kishte mbetur shume i kënaqur sa bëri atë gjest.

Ja çfarë shkruan klienti i panjohur, lidhur me bakshishin e lënë:

“Brendan. Faleminderit për shërbimin me mirësjellje! Ju po kryeni një punë shumë të mirë si kamerier. Nuk di se cilat janë shpresat apo dëshirat e tua në të ardhmen, por besoj se ky bakshish do të ndihmojë. Shpresat e mia janë që njerëzit të jenë më paqësor me njëri-tjetrin. Bota mund të jetë shumë negative dhe agresive, prandaj unë bëj gjëra të mira, në mënyrë që njerëzit të shohin se ka edhe rrugë tjera. Paqja qoftë me ty vëlla”, e mbyll shënimin e tij klienti.

Kamarieri Brendan tha për “ABC7 News”: “Mbeta i shtangur, nuk mund të bëja asgjë. U shokova. U përpoqa që t’ja ktheja menjëherë por ai ishte zhdukur”.