Telegrafi

I kërkon të zhvishet online, pastaj e shantazhon!

I riu italian i cili punon në një shoqëri private ka pasur kurajon dhe ka folur me avokatët e më pas ka bërë denoncimin rreth disa personave të cilët e kërcënonin se do i publikonin një video të “nxehtë” në “YouTube”, e cila e vendoste në rrethana komprementuese.

Tre muaj më parë një vajzë e bukur me theks francez i kishte bërë kërkesë miqësie në Facebook.

Pas disa komunikimesh, vajza i kërkon të kalojnë në Skype për t’u parë. Atje vajza, e cila më pas rezultoi të jetë minorene, i kërkoi të zhvishej, shkruan mapo.al.

Pak ditë më pas atij i vjen një email ku i thuhej se ishte filmuar, por duhet të rrinte i qetë pasi asgjë sdo bëhej publike nëse ai do të paguante 2500 euro.

Por pasi ai nuk ka reaguar ndaj kërcënimit të parë, atij i ka ardhur një tjetër email ku i kërkoheshin këtë herë plot 250.000 euro për të hequr nga “YouTube” videon e cila tashmë ishte bërë publike dhe me premtimin se nuk e denonconin.