Ai u ndie ngushtë duke thënë se tashmë miqtë e tij nuk kanë për ta lënë rehat. William Carrie, 17 vjeç, ishte në oborrin e Solihull College pasditen e së premtes, ku Clegg po vijonte fushatën e tij.
Në momentin që politikani pranoi të bëjë selfie, 17-vjeçarit William i ranë xhinset deri në gjunjë, duke e lënë të turpëruar. Duke folur për MailOnline, adoleshenti rrëfeu se gjithçka ishte aksidentale.