Telegrafi

I keni zbardhuar shumë flokët me zbardhues (blanch)!

Në këtë mënyrë do ta zbutni efektin ‘e tepruar biond’ të flokëve tuaja, si edhe do ta largoni shkëlqimin që anon kah e gjelbra. Gjatë zgjedhjes së nuancës së duhur ose ngjyrës, ekspertët rekomandojnë që të blini preparat nga kategoritë e quajtura “tone natyrore”, dhe në asnjë në mënyrë të mos zgjidhni ato që kanë mbishkrimin “tone të ftohta” ose “tona të ngrohta” (nëse flokët tuaj janë zbardhuar së tepërmi, atëherë do të vendosni një ton që anon kah e gjelbra ose e kuqja).

Lexojeni udhëzimin nga paketimi origjinal dhe dëgjojeni këshillën tonë: Lani flokët, dhe derisa ato janë ende të njomë, vendosni ngjyrën dhe pritni tre minuta. Lajeni ngjyrën dhe thani flokët me tharës. Nëse dëshironi ton edhe më të butë, përsëriteni të njëjtën gjë sërish. Nëse edhe pas përsëritjes, nuk e arrini tonin e dëshiruar të ngjyrës, atëherë destinacioni juaj është salloni i flokëve.

Këshilla më e mirë: Rezultatet më të mira dhe më natyrore arrihen me kombinimin e disa ngjyrave me nuanca të ndryshme. Kjo rregull vlen për të gjitha llojet e flokëve, sidomos për ato bionde.

/Telegrafi/