Telegrafi

I kanë më shumë se 40 vjeç, meshkujt çmenden pas tyre

Sharon Stone (59)
Ajo është në prag të decenies së shtatë, ndërkaq i ka këmbët sikur të një njëzetvjeçareje, transmeton Telegrafi. Edhe pse i ka tre fëmijë dhe është 59 vjeç, Sharon ka arritur të ruaj atë magjinë nga filmi “Basic Instict” .

Monica Bellucci (52)
Kjo aktore do të jetë simbol i përjetshëm i bukurisë italiane. Kudo që shfaqet, shikimet e të gjithëve drejtohen nga ajo… Monica me kolegun Vinz Cassel ka dy fëmijë.

Cindy Crawford (51)
Cindy është femra e cila sot i le shumë meshkujt pa frymë. Ajo me meritë qëndron në listën e femrave të cilave vitet nuk i bëjnë asgjë. Ajo i ka dy fëmijë, është e martuar me Rande Gerberin.

Heidi Klum (43)
Kjo manekine edhe sot duket sikur sapo ka zbritur nga pista. Trupi i saj i përsosur gjithkah tërheq shikimet. I ka tre fëmijë dhe ka qenë e martuar me Ric Pipinon dhe me Sealin

Sofia Vergara (44)
Kjo aktore kolumbiane bën pjesë në mesin e femrave më të bukura natyrale në botë. Ka djalin Manolo nga martesa me ish-bashkëshortin Joe Gonzalez.

Jennifer Lopez (47)
Jennifer Lopez sa më shumë që po kalon në moshë duket gjithnjë më e bukur dhe më joshëse. Lidhur me të tashmë disa vite shkruajnë të gjitha mediet botërore. I ka dy fëmijë…/Telegrafi/