Telegrafi

I ka vetëm 115 vjet!

"Nuk planifikojmë kremtim të veçantë sepse nëna ime është bërë paksa apatike ndaj ambientit", ka thënë 84-vjeçarja Maria Madalena, e bija e Maria de Jesus, e cila përkujdeset për të në fshatin Corujo, në Portugalinë qendrore.

Maria de Jesus e cila për 70 vjet rresht është marrë me bujqësi gjithmonë është ushqyer me “ato që i jep toka”, ka deklaruar Maria Madalena e pyetur për jetëgjatësinë e nënës.

Dy nga gjashtë fëmijët e Maria de Jesus ende janë gjallë.

Personi më i moshuar në botë është amerikania Edna Parker (115-vjeçare) e cila është pesë muaj më e moshuar sesa Maria de Jesus.