Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin A. H . 39 vjeç me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari A.H. më 21 mars kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur ia kanë vjedhur 21 mijë e 700 euro dhe 500 franga zvicerane.
Në njoftim thuhet se hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes. Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/