Telegrafi

I heqin nga barku lëmshin me qime flokësh, që peshonte një kilogram

Adoleshentja që mbetet e paemëruar, ka qenë në gjendje aq të rëndë, sa që nuk ka mundur të hajë apo të pijë.

Për këtë arsye, mjekët kanë vendosur që menjëherë ta fusin në dhomën urgjente dhe ta operojnë.

Mirëpo, ata janë befasuar kur kanë gjetur një lëmsh flokësh, që peshonte një kilogram.

Ky objekt që përbëhej nga flokët e saj, ishte i gjatë afro 37 centimetra, ndërsa kishte një gjerësi prej 17 centimetrash.

Prindërit e vajzës kanë thënë se e kanë parë atë, tek fuste flokët në gojë, por nuk e kanë ditur se është një shprehi jo e shëndetshme.

Kjo shprehi e njohur në mënyrë medicionale si tricophania, ndikon tek të prekurit, që të fusin në gojë dhe të përpijnë qimet e tyre, transmeton Telegrafi.