Telegrafi

I harrojnë kërcënimet, vazhdojnë dialogun

Zyrtarët e lartë të Serbisë nuk do ta braktisin procesin e dialogut për shkak të lirimit të Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës.

Disa ditë para se të merrej vendimi për ish – Kryeministrin e Kosovës, Serbia kishte bërë presion kundër lirimit të tij, madje duke paralajmëruar edhe mundësinë e largimit nga bisedimet.

Por, zyrtarët e shtetit serb nuk e kanë ndërmend që t’i mbajnë zotimet që ia ka dhënë Baroneshës Catherine Ashton, e cila po ndërmjetëson procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kështu, Ivica Dacic ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në raundin e ri të bisedimeve, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme, shkruan Express.

Gjatë takimeve mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacic, që është paralajmëruar për të martën, në rend të ditës do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Dacic madje nuk e ka problem nëse si bashkëbisedues do ta ketë edhe Ramush Haradinajn

“Në interes të Serbisë është vazhdimi i dialogut. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/