Telegrafi

I hakmerret të dashurit që e tradhtoi, duke vënë postera nëpër qytet (Foto)

Në Warwick të Anglisë, një grua e njohur vetëm si Linda, ka vënë posterë nëpër qytet për të treguar se i dashuri saj Graham e ka tradhtuar.

Nëpër dhjetëra tablo të vendosura në shtylla, shkruan se çelësat ia ka hedhur në kanal, ka ndërruar dorezat e dyerve dhe i ka bllokuar xhirollogaritë bankare, transmeton Telegrafi.

Me një zemër të lidhur me litar, ku në mes shkruan emri tij, në fund të posterit ajo është kujdesur që edhe t’ia urojë Vitin e Ri.

“Nëse ajo është shumë e mirë në shtrat, më mirë rrijë atje”, është mesazhi, që nënkupton se kemi të bëjmë me tradhti.

“Dikush qenka zhgënjyer keq, por është hakmarrë duke vënë mbishkrime në secilën shtyllë të qytetit”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/