Telegrafi

I gjykuar të jetë i marrë

Shane McQuillan duke vozitur i dehur ka ‘fluturuar’ nga rruga dhe ka goditur impiantin për përpunimin e ujërave të zeza, me ç’rast ka shkatërruar automjetin dhe ka shkaktuar dëme të vogla në objekt, por ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta trupore.

Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes ai u kishte thënë se kishte qenë i marrë sa duhet për të bërë atë që kishte bërë.

Gjykatësi Paul Lenz e ka shpallur atë fajtor dhe pas kësaj i ka dhënë mundësinë të vendosë nëse do të shkoj në burg apo do të qëndrojë në vendin e aksidentit me tabelën “Kam qenë i marrë” rreth qafës së tij.

"Pasi që është e vërtetë se kam qenë i marrë, pranoj të qëndrojë atje me mbishkrimin. Kjo gjë, në çfarëdo forme, prapëseprapë është më mirë se burgu”, ka thënë McQuillan.