Telegrafi

I gjenden 34 telefona në trup

Sipas zyrës për informim të Doganës, pas gjetjes së një sasie e fshehur në valixhet udhëtarit oficerët doganor kanë ushtruar kontroll trupor.

“Me rastin e kontrollës trupore në xhaketën e të personit të dyshuar janë gjetur tetë telefona celularë të ri të prodhimit kinez ndërsa në trup kishte të veshur një jelek të adoptuar brenda të cilit ishin të fshehur 34 telefona celular të rinj të modeleve të ndryshme të prodhimit kinez”.

Ndërsa në valixhet e tij, janë gjetur 1117 copë telefona mobil, me një vlerë të padeklaruar prej 5,312.93 euro.

“I dyshuari është intervistuar dhe sipas urdhërit të prokurorit është në mbatje”, zyra për informim e Doganave. /Telegrafi/