Site icon Telegrafi

I dërgon policisë foton më të bukur të tij

23-vjeçari në arrati, i cili është i dyshuar për plaçkitje – fotografinë e tij, ku shihet pranë një furgoni të Policisë, ia ka dërguar edhe gazetës “South Wales Evening”.

Policia e ka falënderuar atë për “ndihmën e ofruar”, dhe i ka çuar porosi se – “edhe pse mund t’i duket vetja shumë i mençur – ai shumë shpejt do të kapet nga organet e rendit”.

“Shpresojmë se njerëzit do ta njohin dhe do të na informojnë për vendndodhjen e tij. Po të ishte i mençur – vetë do të dorëzohej”, ka thënë policia. /Telegrafi/

Exit mobile version