Sun Hsin-ming, zyrtari i pensionuar i hekurudhës tajvaneze, i dënuar me tre muaj burg për shkak se ka qëndruar në një hapësirë e cila i takon ish kompanisë së tij, është bërë i dënuari më i moshuar në Tajvan.
Tajvanezi ka mundur të kalojë vetëm me dënim me para, por ka vendosur të shërbejë dënimin me burg në shenjë proteste ndaj padrejtësisë e cila, siç vlerëson ai, i është bërë.
Megjithatë, drejtoria e burgut në Taipei, ku është dashur të burgoset, e ka kthyer të dënuarin tek prokuroria me pohimin se nuk ka para të mjaftueshme për të përkujdesur për një njeri të kësaj moshe. Sun do të duhet të shërbejë dënimin në burgun spitalor.