Site icon Telegrafi

I dehuri vjedh ambulancën, pason një ndjekje e lehtë

Policia tha se 52 vjeçari Paul John Sos ishte arrestuar të shtunën me dyshimin për vjedhje të automobilit, për mosrespektim të urdhrave të policisë dhe vozitje në gjendje të dehur.

Rreshteri i policisë Ray Battrick tha se Sos është i gjetur në gjendje të dehur dhe është dërguar në Sharp Hospital me një ambulancë private. Battrick tha se Sos u largua nga spitali në mëngjes pastaj gjeti një auto-ambulancë të zjarrfikësve me çelësat në të dhe e mori.

Auto-ambulanca kishte të instaluar GPS dhe policia shpejtë e gjeti atë, por Sos refuzoi të ndalej, duke detyruar policinë ta ndiqte nëpër qytet derisa më në fund iu mbush mendja të ndalej dhe u arrestua. /Telegrafi/

Exit mobile version