Site icon Telegrafi

I dehuri kalon vikendin në tharësen e rrobave

Mashkulli anonim kishte pirë në qytetin Waipapa dhe më pas kishte hyrë në një tharëse të madhe rrobash për t’i nxjerrë rrobat e tij. Ishte bllokuar me pjesën e përparme të trupit. Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e parë i kishin ardhur në ndihmë.

“Ka hyrë nëpërmes vrimës dhe i ka bllokuar duart prandaj nuk ka mundur as të manovrojë. Duke tentuar të del, e ka tërhequr edhe kazanin me vete”, ka thënë polici Greg Sutherland.

Në fund, dy zjarrfikës e kishin mbajtur tharësen derisa i treti e kishte tërhequr dhe nxjerrë prej aty.

Exit mobile version