Site icon Telegrafi

I dehuri ‘kalëron’ krokodilin, por…

Pasi ishte përzënë nga një kafene për shkak se ishte i dehur në Broome të Australisë, ky person ka tejkaluar një pengesë në parkun e krokodilëve dhe ka hipur mbi krokodilin e quajtur Fatso, i gjatë pesë metra, i cili fillimisht e largoi nga trupi i tij dhe më pas e kafshoi atë në këmbë.

Fatso befasisht e la personin në fjalë të largohet, i cili me shpejtësi iku nga krokodili para se të dërgohej në spital me disa lëndime vërtet serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version