Burrit 65-vjeçar i ishte marrë leja e vozitjes dhe çelësat e automjetit nga shtëpia e tij të dielën pasi që kishte vozitur me sasi më të madhe sesa ajo e lejuar e alkoolit në gjak në qytetin verior austriak Linz.
Ai më pas kishte shkuar në shtëpi, dhe kishte marrë çelësat rezervë të automjetit të tij, kishte vazhduar tek automjeti i braktisur dhe vozitur deri në stacionin policor për të sqaruar pse ai ishte i pakënaqur me dënimin e lëshuar nga policia.
"Kur vozitësi tentoi t’i tregojë policisë së çfarë kishte ndodhur herën e parë, ata e hetuan se ai ende ishte nën ndikimin e alkoolit”, ka thënë policia në një deklaratë.
Vozitësi është dënuar për herë të dytë.