Site icon Telegrafi

I dehur i shkroi Obamës, ia ndaluan hyrjen në SHBA

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se shërbimi sekret amerikan FBI kërkoi nga policia lokale në qytetin Bedford të pjesës qendrore të Anglisë të dhënat për studentin Luke Angel (17 vjeç), fyerjet e të cilit dërguar presidentit kanë qenë të “papranueshme”.

Angel u mbrojt duke thënë se ka qenë i dehur derisa po shikonte një emision për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

“Kjo është budallallëk tinejxherësh dhe kur e teproni pak me pije”, deklaroi Angel. I riu mendon se reagimi i FBI-së ka qenë “tepër ekstrem”. “Policia erdhi më fotografoi dhe më njoftuan se më është ndaluar hyrja në SHBA përjetë. Unë nuk mërzitem fort, por prindërit e mi janë shumë të pikëlluar me këtë”, tha tinejxheri. Zëdhënësi i policisë në Bedford pohoi këtë njoftim dhe shtoi se kundër Angelit nuk do të ngrihet padi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version