Site icon Telegrafi

I burgosuri padit burgun pse e quajnë “i burgosur”

Bernard Pennington, ka vendosur t’ua bëjë me dije ligjvënësve se, “i burgosur” është fjalë fyese.

Ai ka ngritur padi ndaj David Luckett, një vullnetar që në burg punon për Independent Monitoring Bord, i cili kontrollon kushtet në burgun ku 63-vjeçari Pennington vuan dënimin.

Pasi Luckett i është drejtuar me fjalën “i burgosur”, ai është ankuar në Këshill për shkak të tretmanit që ka në burgun Kingston në Portsmouth.

Ai kishte kërkuar dëmshpërblim prej 300 funtesh, mirëpo gjykatësi kishte hedhur poshtë padinë e tij, duke e konsideruar atë të pakuptimtë – dhe si proces gjyqësor që shpenzon kohë dhe para të kota. /Telegrafi/

Exit mobile version