Telegrafi

I burgosuri kanadez, tepër i trashë për qeli, lirohet më herët

Michel Lapointe, i njohur si Big Mike, ishte arrestuar në shtator të vitit 2006 dhe ishte dënuar me pesë vjet burg. Gazeta ka thënë se ai nuk mund të rrinte ulur në karrigen e tij në burgun e Montrealit dhe as e zinte krevati i burgut.

Një letër nga autoritetet drejtuar tek Laponte thotë: "Ju keni qenë i burgosur për më shumë se 25 muaj dhe kushtet tuaja të burgut janë të rënda për shkak të shëndetit tuaj".

Autoritetet po ashtu kanë cituar refuzimin e dy burgjeve tjera për të pranuar 37-vjeçarin. Ai është liruar të martën e kaluar.

"Më në fund do të kam një krevat të duhur dhe përfundimisht një karrige në të cilën do të mund të ulem”, ka thënë ai për gazetën prej jashtë burgut.

"Dua një jetë normale. Kam bërë gjëra të marra në jetë dhe kam paguar për to", ka thënë ai.