Megjithatë, rojet dhe të burgosurit e tjerë janë tronditur nga sjellja e tij, kur ai kishte filluar të hante, edhe gjëra metalike.
Cathey ishte vendosur në burgun Cook në Çikago, pasi gjashtëmbëdhjetë muaj më parë u arrestua për vjedhjen e një picerie.
Pasi askush nuk kishte paguar “garancion” prej 5000 dollarësh, Cathey mbeti në burg, dhe kohët e fundit ka filluar të "hajë". I riu kishte filluar të gëlltiste vidat, kunjat, pjesë të lëkurës, si dhe pajisjet mjekësore.
Plagët që u kishte shkaktuar organeve të tij të brendshme janë aq të rënda sa që rreth 20 herë kishte përfunduar në spital, transmeton Telegrafi.
Për trajtimin e tij, burgu është dashur të paguajë më shumë se një milion dollarë. /Telegrafi/