Site icon Telegrafi

I burgosuri deshi të arratiset me çarçafët e lidhura të 64 shtretërve

Rojat në burgun e Manhattanit në New York, kanë gjetur një litar të improvizuar, nga 64 çarçafë të shtretërve.

Këtë “mjet” e kishte bërë Ernest Murphy, në mënyrë që të lëshohet nga qelia e tij që ndodhet në katin e njëmbëdhjetë të burgut, transmeton Telegrafi.

Sipas informatave, ai merrte çdo ditë nga një çarçaf dhe ia shtonte “litarit”, derisa rojat e zbuluan atë poshtë tualetit të qelisë.

Ndryshe, Murphy është duke pritur dënimin për një vrasje që e ka kryer me paramendim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version