Site icon Telegrafi

I burgosuri arratiset gjatë transferimit në burgun e Krujës (Video)

Gjatë trasferimit nga burgu i Fushë Krujës në atë të Krujës, është arratisur i burgosuri Edison Pula.

Pula u arrestua një ditë më parë si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Nikël dhe Fushë Krujë.

Mësohet se 21 vjeçari Pula sapo ka dalë nga furgoni i policisë ka goditur efektivët dhe është larguar me shpejtësi.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tij. Dhjetë grupe të FNSH kanë rrethuar Niklen dhe Fushë Krujën.

Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe Pula, vepronte në fushën kundër personit, pronës, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.

Deri tani janë proceduar 10 anëtarë të këtij grupi.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa shtatë të tjerë janë ndaluar, një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia thotë se ky grup është autori i atentatit me eksploziv ndaj Gentian Bejtja në shtator të 2016 ku ai mbeti i plagosur.

Exit mobile version