Telegrafi

I bëri tatuazhet më idiote në botë, por ajo nuk pendohet! (Foto)

Mirëpo, Sara nga Londra nuk u mendua shumë kur vendosi të bëjë tatuazh dy vizatime të motrës së saj.

Në njërën këmbë 22-vjeçarja e ka tatuazh një pemë, për të cilën është i lidhur një litar, kurse në këmbën tjetër një gijotinë, transmeton Telegrafi.

“Vëre kokën aty” është mbishkrimi sipër pemës, ku është i lidhur litari i gjakosur.

Ndërsa, tek gijotina e përgjakur shkruan: “Mbaje mjekrën lartë”.

Megjithëse tatuazhet që i ka bërë në pjesën e pasme të këmbës kanë një përmbajtje shumë negative, Sara nuk pendohet që i ka bërë. /Telegrafi/