Site icon Telegrafi

I bën 130 vjet pa ilaçe e ëmbëlsira

Gazetat ruse shkruajnë se Dosova është zbuluar rastësisht gjatë regjistrimit të atjeshëm të popullsisë, se jeton me nipin e saj 42-vjeçar, dhe se fëmijën e fundit prej 10 sa kishte gjithsej e kishte lindur në moshën 64 vjeçare. Ka tetë nipër, 12 stërnipër dhe 24 stër-stërnipër.

E pyetur se ku është fshehtësia e jetëgjatësisë së saj, plaka është përgjigjur: "Nuk kam ndonjë lloj fshehtësie. Thjesht, kurrë nuk kam pirë ilaçe, e kur sëmuresha, atëherë shërohesha me mjekësi popullore. Tërë jetën e kam agjëruar Ramazanin. Kam qenë e kujdesshme me ëmbëlsira, por e dua djathin e freskët, grurin…"

I vetmi problem që e mundon të moshuarën Dosova është dëgjimi. Ajo ka treguar se për herë të parë është martuar në moshën 18 vjeçare, dhe se si i ka varrosur të dy bashkëshortët e saj. I pari kishte vdekur në Stalingrad, derisa i dyti në vitin 1954.

Plaka gazmore ka porositur se njerëzit duhet t’i gëzohen jetës dhe se vallëzimi e bisedat me njerëzit që i kemi për zemër janë ilaçet më të mira.

Exit mobile version