Site icon Telegrafi

I arrestuar 40 herë e më pas punësohet në polici

Duke marrë parasysh se ka punuar në mirëmbajtje, ai ka pasur çelësat e të gjitha hapësirave në komisariat. Policia më vonë ka konstatuar se ka qenë 40 herë i arrestuar, në mes tyre edhe për vjedhje të dhunshme dhe stërshitje të drogave, dhe se prej burgut kishte dalë vetëm dy javë para se të punësohej në polici.

Kandidatët të cilët dëshirojnë të punojnë në polici zakonisht duhet të sjellin vërtetimin për mirësjellje, por ish i burgosuri ka arritur që me arsyetime të ndryshme të shtyjë atë moment vendimtar dhe të futet në punë.

Për dy javë ditë ai ka punuar pa u penguar në stacion derisa nuk e ka njohur njëri prej policëve. Menjëherë pas kësaj i është dërguar vendimi për largim nga puna.

Exit mobile version