Site icon Telegrafi

I akuzuari shukatet me ngjitës

Gjykatësi Stephen Belden ka deklaruar se shukatja e të akuzuarit me ngjitës ka qenë mënyra më e mirë që të kthehet rregulli në gjykatore në qarkun Canton, në shtetin federal amerikan Ohio.

I padituri 51-vjeçar Harry Brown është ankuar për faktin që gjykatësi i cili i është përcaktuar për rastin e tij nuk ishte i përgatitur sa duhet. Pas vërejtjeve të shumta për ta pushuar së penguari rrjedhën e gjykimit, gjykatësi ka urdhëruar që t’i mbyllet goja të paditurit.

Kur i është larguar shiriti ngjitës, Brown ka thënë se gjykatësi nuk ka qenë i pasjellshëm.

Exit mobile version