Site icon Telegrafi

I akuzuari për dhënie të ryshfetit fiton 12 kontrata publike

Dy kompani të familjes Zuka janë shndërruar në kontraktonin kryesor të Komunës së Gjilanit. Kompania “Tali”, pronë e Florim Zukës dhe kompania “Zuka Commerce”, pronë e Muhadin Zukës, kanë fituar shumicën e tenderëve që Komuna e Gjilanit i ka dhënë në dy vjetët e fundit në infrastrukturë.

Florim Zuka, pronar i kompanisë “Tali”, është në mesin e të akuzuarve për korrupsion në Ministrin e Transportit së bashku me ish-ministrin Fatmir Limaj. Prokuroria e akuzon pronarin e kompanisë “Tali” për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe dhënie të ryshfetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vëllezërit Florim e Muhadin Zuka kanë nënshkruar 15 kontrata me Komunën e Gjilanit për më pak se dy vjet. Përveç kontratave të nënshkruara, kompanitë janë shpallur fituese edhe në disa tenderë të tjerë, porse ende nuk janë nënshkruar kontratat. /Telegrafi/

Exit mobile version