Ky crossover, do të ketë çmim shumë më të lirë se rivalët
Modeli Venue që ka përmasa më të vogla se Kona, mund të jetë crossoveri më i vogël që Hyundai e ka prodhuar deri më tani, transmeton Telegrafi.
Dukja e mirë, sistemi praktik dhe çmimi i lirë, janë ato që përbëjnë këtë makinë koreane, që ka çmim fillestar prej 16,500 eurove.
Versioni i Venue SE kushton 17,600 euro, ndërsa përfshinë Apple CarPaly dhe Android Auto, përshirë SmartSense për rritjen e sigurisë dhe një ekran digjital me tetë inç.
Pagesa prej 18,200 eurove për Venue SEL siguron Rear Cross-Traffic Colision Warning, timonin me mbështjellës lëkure, hapjen e dyerve pa çelësa, tavanin me panel xhami dhe rafte rrotulluese nën hapësirat për vendosjen e krahut.
Rivalët do ta kenë të vështirë të konkurrojnë me Hyundai Venue, pasi që ka çmim të lirë në treg dhe është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/