Site icon Telegrafi

Hyundai Venue shfaqet para prezantimit zyrtar (Foto)

Ky është crossoveri më i ri nga Hyundai, i shfaqur shumë më parë se që është planifikuar

Tashmë dihet, se Hyundai do ta prezantojë Sonata tërësisht të ri në New York Motor Show, që zhvillohet në gjysmën e dytë të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Madje, prodhuesi korean, ka shfaqur edhe disa imazhe të asaj që presim të shohim zyrtarisht në aktivitet. Ky nuk është i vetmi prezantim, që Hyundai do ta bëjë.

Javën e kaluar, Hyunadai bëri të ditur emrin e crossoverit të ri, që do të jetë më i vogël se Kona, ndërsa do të rivalizojë me Nissan Kick.

Deri më tani, është shfaqur zyrtarisht vetëm pjesa e pasme e kësaj makine, ndërsa tani kemi një pamje më të përafërt se si do të duket Venue. Imazhet janë shkrepur në një lokal në Indi, që e tregojnë variantin SX derisa qëndron përjashta.

Në shikim të parë, shihet se ka huazuar nga Kona sistemin e dritave dhe LED që ndriçojnë edhe dritën, si dhe grillin me shumë krom nga Hyundai. Ky është një prej makinave, që ka rrota deri në 16 inç.

Shënimi Turbo në pjesën e pasme, tregon se do ta ketë motorin nga Honda me 1.0 litra dhe tre cilindra, si dhe sistem automatik.

Mundësia e shikimit brenda enterierit të Hyundai Veue, tregon ekranin gjigant të ndjeshëm në prekje, si dhe ulëset nga lëkura shumë luksoze.

Derisa shumica e modeleve nga Hyundai janë emëruar nga qytete të ndryshme, ky model ka marrë emrin e vendngjarjes dhe pritet ta shohim shpejtë edhe nga afër. /Telegrafi/

Exit mobile version