Kompania Hyundai ka rezervuar njërin nga segmentet më të ndjekura të Super Bowl, për të transmetuar reklamën e tyre të re.
Filmimi që do të zgjasë 90 sekonda, i është besuar aktorit Mark Wahlberg, i cili ka punuar në disa filma shumë të pëlqyer, transmeton Telegrafi.
Në këtë aktivitet sportiv që shikohet nga miliona njerëz, prodhuesi me bazë në Seul të Koresë së Jugut, dëshiron që të tregojë më të mirën që ka dhe nuk heziton të kursejë asgjë.
Mirëpo njohësit e automobilizmit dhe promocionit, nuk po besojnë se Wahlberg mund të realizojë një reklamë si duhet dhe ky një minutë e gjysmë, do të jetë një dështim i turpshëm.
Mbetet të shihet deri më shtatë shkurt ku zhvillohet nata më e rëndësishme e futbollit amerikan, nëse kjo reklamë do të pëlqehet, apo nuk do t’i arrijë pritjet e dëshiruara. /Telegrafi/