Vetura e Hyundai theu një rekord të rëndësishëm.
Hyundai Nexo e cila drejtohet me hidrogjen, arriti një rekord të ri.
Me një rezervar të mbushur, ajo përshkoi 887.5 km, që është sa 10% më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Bertrand Piccard në vitin 2019, transmeton Telegrafi.
Vetura voziti për 13 orë e 6 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 66,9 km / orë.
Gjatë udhëtimit, ai pastroi 449,100 litra ajër dhe konsumoi 6,27 kg hidrogjen gjatë këtij udhëtimi. /Telegrafi/