Site icon Telegrafi

Hyundai do të prezantojë dy makina të reja elektrike ‘të përballueshme’

Hyundai po përgatitet të prezantojë dy makina të reja elektrike me kosto të ulët.

Pavarësisht ngadalësimit të rritjes së shitjeve të modeleve me bateri, prodhuesi korean është i vendosur të vazhdojë strategjinë e tij.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kompania është gati të prezantojë një EV të vogël dhe një model të ri në familjen Ioniq.

Duke folur për Automotive News Europe, Michael Cole, CEO i Hyundai Europe, ka treguar mbi hapat e ardhshëm të markës koreane.

“Qëllimi ynë është që automjetet elektrike të përbëjnë 14 për qind të shitjeve tona totale në Evropë këtë vit, ose edhe pak më shumë”, citohet të ketë thënë Cole në konferencën Automotive News Europe.

Një pjesë e besimit të prodhuesit aziatik rrjedh nga debutimi i afërt në treg i dy automjeteve të reja elektrike.

Në fakt, Inster EV dhe një model i ri Ioniq, i cili do t’i bashkohet Ioniq 5 dhe Ioniq 6, janë rrugës. /Telegrafi/

Exit mobile version